Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk mund të “pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB”.
Deputetja Kearns në një postim në platformën “X” ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke thënë se Vuçiq refuzon të punoj me komunitetin ndërkombëtar.
“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiq refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Ursula Von der Leyen”, ka shkruar Kearns.
Gjermania, Franca dhe Italia i kanë kërkuar Beogradit që de fakto ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nga Kosova të formojë një komunitet komunash me shumicë serbe në Kosovë.
Once again Kosovo works with the Int’l community, despite a terror attack orchestrated by Belgrade.
Once again Vucic refuses.
Remove the sanctions on Kosovo, now @JosepBorrellF and @vonderleyen. https://t.co/njBcT5Fuqg
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 29, 2023
/TV Malisheva