Gjiganti turk, Beksiktas, ka filluar të bëjë planet për afatin kalimtar të transferimeve.
Pjesë e këtyre planeve është edhe mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti.
Mediet turke raportojnë se 26 vjeçari që paraqitet në radhët e Kalmar, është në listën e ngushtë të dëshirave të Besiktas.
Aliti është pjesë e Kalmarit që nga viti 2019, dhe në 29 paraqitje ka shënuar tri gola. Ai gjithashtu ka edhe 20 paraqitje për Kosovën.
Vlera e Alitit në Transfermarkt ka qenë 700 mijë euro, por me krizën e koronavirus ka rënë në 500 mijë euro.
Ai gjatë karrierës së tij, ka veshur edhe fanellën e Skënderbeut në Shqipëri, Slaven Belupu, Luzern dhe Sheriff Tiraspol.