Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri e ka konfirmuar që mesfushori Aaron Ramsey do të largohet nga klubi javën e ardhshme, para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të janarit.
Përgjatë dy vite e gjysmë me gjigandin italian, Ramsey ka pasur lëndime të shumta, kështu duke regjistruar pesë gola në 49 paraqitje për Juventusin.
Trajneri Allegri tregoi që mesfushori uellsian do të largohet nga “Zonja e Vjetër” para se të mbyllet afati i transferimeve të janarit në javën e ardhshme.
Para ndeshjes kundër Milanit, në një konferencë për media trajneri i Juventusit Allegri tregoi që Ramsey nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës së Juventusit.
“Aaron nuk është me pjesën tjetër të skuadrës pasi që ai do të largohet nga klubi”, tha Allegri.
Skuadrat angleze Newcastle United, West Ham dhe Everton kanë shprehur interesim serioz për të siguruar shërbimet e Ramsey, dhe dëshirojnë t’i ofrojnë uellsianit shansin për ta ringjallur karrierën e tij në Premier Ligën angleze./TV Malisheva