Milano nuk është duke kaluar në një formë të mirë, andaj ndryshimet tek kjo skuadër janë të mirëseardhura.
Në Casa Milan, drejtuesit rosoner janë duke punuar intensitivisht, për shkak të tregut të transferimeve të afatit kalimtar të janarit.
Klubi është duke shikuar për të ardhmen, dhe në verë do të ketë një revolucion të ri që pritet të fillojë nga pankina.
Emri kryesor për të zënë vendin e Stefano Pioli është Massimiliano Allegri, i cili drejtoi rosonerët në të kaluarën, prej vitit 2010 deri në 2014.
Siç ka raportuar GazetadelloSport, Maldini dhe Boban dëshirojnë t’ia besojnë skuadrës një menaxheri të madh dhe ish-menaxheri i Juventusi është në krye të listës./TV Malisheva /