Evertoni po vazhdon ndeshjet parasezonale, ku momentalisht skuadra angleze gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Humbja 2:0 nga Arsenali si duket nuk e ka kthjellur skuadrën e Frank Lampard, pasi që Evertoni vazhdoi me rezultat negativ edhe në ndeshjen e sotme kundër Minnesotas, përcjellë TV Malisheva.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, Evertoni u turpërua nga skuadra me amerikane, nga e cila pësoi humbje me rezultat të thellë 4:0.
Everton pranoi tre gola në 30 minutat e para të ndeshjes, ndërsa goli i fundit i Minnesotas erdhi në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Turpërimi i skuadrës së Lampard u përmblodh më së miri nga një humbje e mesfushorit Dele Alli, i cili nuk mundi nga më pak se dy metra largësi ta dërgoj topin në portën e cila nuk kishte portier.
Rastin në fjalë e gjeni më poshtë.
Everton vs. Minnesota United FC
👕 Dele Alli
📆 Friendly Game 2022 pic.twitter.com/zQD5JEB89d
— Big Chance Missed (@ChanceMissed) July 21, 2022