Almeda ka publikuar një video në rrjete sociale ku tregon gjininë e foshnjës.
Almeda dhe Tolgahan po bëhen prindër për herë të dytë.
Ish-missi i Shqipërisë përmes një video në rrjete sociale ka treguar gjininë e fëmijës.
Në videon e publikuar shihej çifti të cilët po darkonin në mesin e familjarëve dhe Tolgahan kishte përpara një kuti me bluzë ngjyrë rozë, ku edhe u bë i ditur lajmi se ata janë në pritje të një vajze.
Çifti u përqafuan tejet të gëzuar teksa pranuan urime edhe nga familja që gjendej pranë tyre në këtë ditë të rëndësishme për ta. /TV Malisheva