Aktorja e famshme shqiptare Almeda Abazi ka kohë që është martuar me aktorin e njohur Tolgahan Sayisman.

Nga martesa e tyre kanë një djalë, dhe së shpejti dyshja do të bekohen edhe me një vajzë.

Që kur u njoftuan bukuroshja ka shkruar fjalët më të mira për të dashurin e saj, ku edhe sot për ditëlindje i bëri një dedikim emocional.

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës time. Shumë me fat që të kemi në jetën tonë. Babai më i mirë. Të duam përgjithmonë”, ka shkruar ajo në një postim të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ndryshe, aktori i njohur sot mbushi 39 vite jetë. /TV Malisheva

Share.