Alpinistja Uta Ibrahimi, ka treguar për dokumentarin e publikuar me titullin “Uta- Ngjitja për Kosovën”.
Ajo ka treguar se ky flm pasqyron përvojat që nga fëmijëra e saj gjatë luftës në Kosovë e deri tek ngjitja bashkë me flamurin e Kosovës, në majën e Everestit.
“Përtej shfaqjes së ngjitjes sime personale, dokumentari hedh dritë mbi punën e palodhur që kam bërë në Kosovë, duke u përpjekur të frymëzojë të rinjët që të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave me të cilat përballen. Kjo nuk është vetëm një histori ngjitjeje malore; ka të bëjë me tejkalimin e fatkeqësive, gjetjen e forcës në rrënjët e dikujt dhe nxitjen e një shpirti vendosmërie tek gjeneratat e ardhshme”, tha ajo.
Ibrahimi tha se “Uta-Ngjitja për Kosovën”, është një dëshmi e shpirtit të paepur njerëzor dhe besimit se çdo majë është e arritshme.
“Le të festojmë dhe frymëzojmë ndryshimin dhe të inkurajojmë brezin e ardhshëm të ngjitet në Everestin e vet”, theksoi Ibrahimi.
/TV Malisheva