Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Amarda Toska, është një personazh shumë i pëlqyer nga publiku.
Ndonëse është prej vitesh pjesë e showbizit shqiptar, ajo po vazhdon të komentohet mjaft shumë për karrierën e jetën private.
E njëjta së fundmi u ka dhënë më shumë mundësi fansave të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjgje’ për gjërat që u interesojnë të dinë rreth 39 vjeçares.
E pyetur nga një ndjekëse nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë, meqenëse janë bërë të pandashme për të famshmet shqiptare – Ami ka dhënë një përgjigje të sinqertë.
“A ke ‘botoks’ në fytyrë?”, ka qenë pyetja drejtuar Toskës.
Pavarësisht se është afër të 40-ve, moderatorja e njohur shquhet për një lëkurë shkëlqyese dhe pamje të bukur. /TV Malisheva