Gjigandi i teknologjisë Amazon planifikon të investojë 2.5 miliardë euro (3.04 miliardë dollarë) në qendra të reja të të dhënave në rajonin verior spanjoll të Aragonës.
Sipas mediave të huaja, ato do të hapen në mes të vitit 2022, tha kompania në një nga faqet e saj të internetit.
Njësia e shërbimit të llogaritjes e Amazon, Amazon Web Services, do të investojë shumën për një periudhë prej dhjetë vjetësh, ka thënë më tej kompania.
Investimi përfshin shpenzimet kapitale, ndërtimin e qendrave, importimin e pajisjeve dhe shpenzimet operative siç janë pagat e 1,300 punonjësve që kompania do të punësojë atje.
Amazon Web Services ka pasur një prani në Spanjë që nga viti 2012 dhe po ndërton më shumë infrastrukturë për të qenë në gjendje të mbajë të dhëna në Spanjë për klientët e saj që i kërkojnë ato. /TV Malisheva