Kosova ka pësuar humbje 0-4 nga Anglia, kështu për t’i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020.
Pavarësisht se Kosova ka humbur 0:4 ndaj Anglisë ku edhe ka përmbyllur kualifikimet për në Kampionatin Evropian 2020, është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, që e ka përgëzuar kombëtaren kosovare për paraqitjet e saja.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasada britanike, ka bërë të ditur se Kosova ka qenë e shkëlqyer gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian në futboll Euro 2020, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i ambasadës së Britanisë pa ndërhyrje:
Urime Angli për fitoren e sotme.
Dhe urime Kosovës për shpirtin luftarak që treguan.
Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.