Ambasadori gjerman në Serbi Thomas Schieb ka thënë se Gjermania dhe BE presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, sepse Beogradi është në rrugën drejt BE-së, dhe BE-ja është komunitet vlerash, ne kemi vlera të përbashkëta dhe politikë të jashtme të përbashkët, dhe pyetja është nëse ajo do t’i bashkohet aksionit të Bashkimit Evropian në këtë drejtim.
Gjithçka është në duart e Serbisë, procesi i integrimit evropian është projektuar në atë mënyrë që vendet kandidate sa më shumë t’i zbatojnë reformat, aq më i shpejtë është progresi drejt anëtarësimit. Gjermania e mbështet Serbinë në këtë rrugë. Sa më shpejt t’i bashkohet politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, aq më shpejt Serbia do të përparojë në rrugën drejt BE-së dhe atë Serbi ne e mbështesim plotësisht, ka thënë Schieb për TV N1.
Ai ka shpjeguar se sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare “nuk kanë rënë nga qielli”.
Ne kemi sanksione të BE-së kundër Rusisë për shkak të sulmit rus në Ukrainë. Në një akt të paprecedentë, Rusia sulmoi një shtet sovran, të pavarur dhe kjo është shkelje e ligjeve ndërkombëtare, dhe kjo luftë po vazhdon tashmë shtatë javë, lufta është rikthyer në Evropë, kjo është një katastrofë dhe askush nuk ka guxuar as të mendojë diçka të tillë, kemi me mijëra te vdekur miliona refugjatë dhe fundi i kësaj lufte nuk mund të parashikohet, e rëndësishme është ti japim fund, te arrihet armëpushimi dhe kjo është prapavija e këtyre sanksioneve, që të detyrohet regjimi rus që ta ndalë luftën”, ka thënë Schieb, transmeton Paparaci.
“Në këtë moment, bëhet fjalë për dënimin e agresionit rus, që të quhet ashtu çfarë është – agresion, situata humanitare është dramatike, kjo ka të bëjë me solidaritetin me Ukrainën dhe ato sinjale janë shumë të rëndësishme, në këtë kuptim presim që Serbia t’i dërgoi këto sinjale të rëndësishme”, ka thënë ambasadori gjerman.
I pyetur a do të tërheqë Gjermania investitorët nëse Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ai ka thënë se këto janë pyetje shumë hipotetike, duke përkujtuar se kur ai kishte ardhur në Beograd tre vjet e gjysmë më parë, në kompanitë gjermane në Serbi punonin rreth 47.000 punëtorë serbë, dhe tani ky numër është rritur në 72-74 mijë në 400 kompani gjermane.
“Çdo investim gjerman këtu është pa dyshim një gjë e mirë, por në të njëjtën kohë kompanitë po monitorojnë situatën aktuale dhe po shikojnë se çfarë pozicioni mban Serbia, dhe çfarë qëndrimi do të mbajnë është në dorën e tyre, por situata është komplekse dhe e vështirë. Kur bëhet fjalë për vendet që aspirojnë për në BE, ne duhet të tregojmë unitet, solidaritet, të punojmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Schieb.
I pyetur nëse roli i Përfaqësuesit të Lartë në BeH, i cili përdori kompetencat e Bonit dhe anuloi ligjin e Republikës Serbi mbi pronën e paluajtshme, ishte kundër produktiv, Schieb tha se absolutisht nuk është ashtu.
“Përfaqësuesi i Lartë vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm, do të ishte mirë që të mos kishte më nevojë për të, por siç mund ta shihni, i gjithë konstruksioni i Dejtonit nuk po funksionon, dhe ai po e ndihmon atë të funksionojë më mirë. BeH është e bllokuar politikisht, duhet të hiqet ajo bllokadë, ai është pjesë e konstruksionit të Dejtonit, funksioni i tij është të zbatojë rregullat e Dejtonit”, ka përfunduar Schieb.
/TV Malisheva