Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka shprehur mirënjohje Kuvendit për ratifikimin e shpejtë të tri marrëveshjeve ndërkombëtare që derivojnë nga Procesi i Berlinit.

Rohde ka shkruar se këto marrëveshje do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Mirënjohje Kuvendit të Kosovës që ratifikoi kaq shpejt tre marrëveshjet e mobilitetit. Ato do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës, do të nxisin masivisht integrimin rajonal të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ata një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, ka shkruar Rohde.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu janë ratifikuar edhe marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

/TV Malisheva

Share.