Ambasadori i Kosovës në Japoni Sabri Kicmari me anë të një postimi në facebook-un e tij personal ka njoftuar se është akredituar si Ambasasdor jo rezident në shtetin e Palaut. Ky është postimi i plotë i tij.
Sot, më 20 tetor 2023, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut . Dr. Sabri Kiçmari ka dorëzuar kredencialet e tij te Shkëlqësia e Tij z. Surangel S. Whipps, Jr., Presidenti i Republikës së Palaut.
Përmes kësaj konfirmohet detyra zyrtare e Ambasadorit Kiçmari si Ambasador jo rezident në Palau. Gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve, Ambasadori Kiçmari ka përcjellur mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi në emër të Republikës së Kosovës, duke theksuar vlerat e përbashkëta të paqes, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që na bashkojnë, përkundër distancës gjeografike.
Presidenti Whipps Jr. ka pritur me nderim Ambasadorin Kiçmari dhe ka shprehur mbështetjen e Qeverisë dhe Popullit të Republikës së Palaut për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.
Në ceremoninë solemne të dorëzimit të kredencialeve kanë marrë pjesë personalitete të dalluara, përfshirë Shkëlqësia e Saj znj. J. Uduch Sengebau Senior, Zëvendëspresidentja e Palaut, dhe Zoti Gustav Aitaro, Ministër i Shtetit për Çështje të Jashtme, së bashku me anëtarë të tjerë të nderuar të qeverisë dhe parlamentit të Palaut.
Kjo ngjarje shënon një kapitulli të ri në marrëdhëniet tona diplomatike, që reflekton përkushtimin tonë të përbashkët ndaj bashkëpunimit, mirëkuptimit, demokracisë dhe paqes.
Këtu vlen të ceket se shteti i Palaut ishte njëri nga shtetet që thuhet se e kishte tërhequr njohjen e Kosovës si pasojë e fushatës agresive diplomatike të shtetit të Serbisë.
Mirëpo kjo fushatë ishte ndaluar me Marrëveshjen Uashingtonit(2020) të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku njëra nga pikat e kësaj marrëveshje bënte thirrje që “Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare.
Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur”.
/TV Malisheva