Ambasadori palestinez në Serbi Mohamed Nabhan tha se qëndrimi i Palestinës, e cila nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, nuk ndryshon dhe se fakti që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla së fundi u takua me ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad Malki, nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.

Nabhan tha se Palestina, kur bëhet fjalë për Kosovën, udhëhiqet nga dy gjëra parimore – respektimi i Rezolutës 1244 të OKB-së dhe përkushtimi ndaj negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Së dyti, çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës. Kjo zonjë nuk e di mjaftueshëm se çfarë do të thotë Jeruzalemi për Palestinën dhe arabët. Ajo duhet të dijë pozicionin e Palestinës dhe muslimanëve dhe të krishterëve palestinezë dhe vetëm atëherë të thotë diçka për të”, tha Nabhan.

/TV Malisheva

Share.