Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.
Ambasadori Rohde ka shkruar në Twitter se pajtohet plotësisht me qëndrimin e SHBA-së, për veri, duke iu bërë thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.
“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të punojnë ngushtë me NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
/TV Malisheva