Greqia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar të enjten ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levadi.
Ajo tha se qëndrimi i lidershipit grek nuk ka ndryshuar për Kosovën dhe dëshiron që i gjithë Ballkani të jetë në Bashkimin Evropian.
Deklaratën, Levadi e dha në një takim me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë me Greqinë, Veroljub Arsiç dhe anëtarët e këtij grupi në Kuvendin e Serbisë, shkruan Euronews Serbia. /TV Malisheva