Pasi një juri vendosi në favor të Johnny Depp në padinë e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, avokati i aktores pretendon se ajo nuk mund të paguajë 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin Today, të enjten, avokatja e Heardit, Elaine Bredehoft tha se aktorja nuk ka mundësi ta paguajë dëmshpërblimin për të cilin vendosin juria me vendimin e bërë publik të mërkurën.

“Oh, jo, absolutisht jo”, tha Bredehoft kur u pyet për pagesën që duhej të kryente Heard, shkruan US weekly.

Gjatw seancws gjywsore me 1 qershor, Deppit iu njoh e drejta për kompensim në vlerë 15 milionë dollarë: 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë për dëme ndëshkuese.

Heardit, 36 vjeç, iu dhanë 2 milionë dollarë si dëmshpërblim pasi iu pranua vetëm një pikë e akuzës, në kundërpadinë e saj.

Amber Heardi planifikon ta apelojë verdiktin në gjyqin për shpifje pasi Johnny Depp doli fitimtar, sipas Entertainment Weekly.

Pas përfundimit të gjyqit, Heard shprehu zhgënjimin e saj duke shkruar në rrjetet sociale.

Aktorja e Aquaman vuri në dukje se shqetësimet e saj shtriheshin përtej përfshirjes së saj në këtë rast.

“Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera. Është një kthim prapa. E kthen orën në një kohë kur një grua që flet mund të turpërohet dhe të poshtërohet publikisht. Kjo e kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”, ka shkruar Heard menjëherë pas verdiktit.

Ndërkohë, aktori Johnny Depp i cili nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së verdiktit, ka reaguar duke thënë se po i rikthehet jeta pas disa vjetësh.

“Drejtësia nuk humbet kurrë”, ka shkruar Depp i cili është duke qëndruar në Britani të Madhe./TV Malisheva

Share.