“Lëreni strategjinë e dështuar të Bill Klinton të Kosovës të thahet në mes të pandemisë COVID-19”, është ky titulli i analizës nga Michael Waller, i publikuar nga gazeta amerikane “The Washington Times”, duke shtuar se paratë e taksapaguesëve amerikanë për fondet e trupave amerikane, bëjnë që ushtria amerikanë të mos i lejojë shqiptarët të vrasin njëri-tjetrin
“Të gjitha u bënë të mundshme me 2 miliardë dollarë të parave të taksapaguesve amerikanë. Shtoni një faturë ekstra të madhe për trupat amerikane atje – jo për të mbrojtur vendin nga pushtuesit e huaj ose për të siguruar interesat jetike amerikane – por për t’i mbajtur vendasit të mos vrasin njëri-tjetrin. Shfaqja quhet Kosova”, shkruan më tëj në analizën e Waller.
“Kosova është një rrëmujë e pafund. Njerëzit e saj, një turmë e kulturave të pakonkurueshme, historikisht nuk mund të shoqërohen pa ndonjë formë të diktatorit ose okupimit ushtarak”, thuhet ndër tjerash në analizën nga Michael Waller, i publikuar nga gazeta amerikane “The Washington Times”.
Analizën e plotë mund ta lexoni në këtë link: Let Bill Clinton’s failed Kosovo strategy wither amid the COVID-19 pandemic