Ish-anëtari i “One Direction”, Zayn Malik, ka bërë një goditje kundrejt “Grammy Awards” të martën, katër muaj pas shpalljes së nominimeve për vitin 2021.
Ai ka bërë një postim në llogarinë zyrtare në Twitter duke shprehur mllefin ndaj tyre, marrë parasysh që edhe këtë vit është anashkaluar.
“Në dreq Grammy dhe të gjithë ata që janë të lidhur me të. Në qoftë se nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk ka asnjë konsideratë për nominimin. Vitin tjetër do t’ju dërgoj një shportë me ëmbëlsira”, ka thënë Malik.
Është e paqartë se përse 28 vjeçari bëri një reagim të tillë, megjithëse nuk është artisti i vetëm që ka ‘shpërthyer’ ndaj ceremonisë vjetore.
Në nëntor, The Weeknd i quajti ‘të korruptuar’ dhe Halsey i akuzoi për marrje ‘ryshfeti’.
Në një deklaratë vijuese, Zayn Malik sqaroi se kjo ankesë nuk është personale dhe se nuk ka të bëjë me asnjë artist. /TV Malisheva