Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur me fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma.

Karim Benzema shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 78-të për ta dërguar skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata kishin fituar 5-2 në Anfield në ndeshjen e parë, me dy golat nga Vinicius Jr dhe Karim Benzema si dhe një gol nga Eder Militao duke u dhënë atyre një avantazh të fortë.

“Mendoj se luajtëm dhe ia dolëm mirë. Nuk u mbrojtëm me bllokim të ulët dhe u përpoqëm ta trajtonim topin mirë. Ne kishim mundësi dhe ishim solidë në prapavijë. Është ndeshja që donim”, u shpreh trajneri i Real Madridit.

Ancelotti: “Për mua, Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë”.

“Modrić dhe Kroos nuk janë kurrë nën presion. Cilësia, përvoja …  Ata luajnë sepse e meritojnë”, shtoi Ancelotti.

Ai shtoi se donte të luante me Milanin në finale e jo në çerekfinale pasi kujtojmë se Ancelotti më parë fitoi Ligën e Kampionëve me këtë skuadër.

/TV Malisheva

Share.