Karim Benzema ka marrë lëvdata të mëdha pas paraqitjes së jashtëzakonshme që e pati mbrëmë.
Sulmuesi francez realizoi “hat-trick” në fitoren 3:1 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.
Dhe, lojtarin e ti je ka lavdëruar edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili e çoi në qiellin e shtatë francezin.
“I thash Benzemas, duhet të jesh më i shpejtë, përndryshe nuk mund të luash. Më pas, Karim e gjeti hapin e duhur”, deklaroi fillimisht trajneri italian për “Amazon Prime”.
“Si do ta përshkruaja Benzeman? Nuk kam fjalë (qeshet). Do të thosha: Big Karim. Ai ishte fantastik”, përfundoi Ancelotti.
Të gjashtë golat e fundit të Real Madridit janë shënuar pikërisht nga Benzema.
Ai po e shijon sezonin më të mirë të karrierës./TV Malisheva

Share.