Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i kërkon Bashkimit Evropian që t’i japë vendit të tij anëtarësimin “të menjëhershëm”.
“Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi në baza të barabarta. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur,” tha ai,
Presidenti Zelensky dhe Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov janë vazhdimisht në komunikim me liderët evropian për të shikuar këtë mundësi.
Ata thanë se sot kanë biseduar me edhe me homologët e tyre Rumun për, ndërkaq shprehën falënderimin e tyre për përkrahjen që ky vend është duke i dhënë Ukrainës.
Presidenti Zelensky shprehu sot mirënjohjen e tij ndaj Rumanisë për mbështetjen që po I jep.
“I jam mirënjohës Rumanisë për kontributin e saj të rëndësishëm në aftësitë mbrojtëse të vendit tonë. I jam mirënjohës Klaus Iohannis për mbështetjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Ndjejmë mbështetjen politike dhe mbrojtëse të partnerëve tanë” tha ai.
Ndërkaq Ministri i Mbrojtjes Reznikov shkroi se ” Patëm një bisedë telefonike me mikun dhe kolegun tim rumun Bogdan Aurescu. Rumania po rrit mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, e cila mbron veten nga pushtimi rus. Mirënjohës ndaj Rumanisë për këtë ndihmë të vlefshme dhe për kujdesin për qytetarët tanë që ikin nga lufta e Putinit”, tha ai.
/TV Malisheva