Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Para pjesëmarrjes së tij në prezantimin e buxhetit në Prishtinë, kreu qeveritar është përballur me anëtarët e PSD-së, të cilët i kanë hedhur atij qershi të prishura për t’i ngrënë ato, duke aluduar se kreu qeveritar ka ndryshuar fjalët në arritjen e marrëveshjes për targa me Serbinë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave tha se aksionet e tyre do të rriten në kundërshtim të Qeverisë së Kosovës.

Molliqaj: Natën kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën

“Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme”, tha ai.

Share.