Gjeneratat e ndryshme në Kosovë e kujtojnë këngëtaren Donika Gashi, e cila pati realizuar në vitet 90-të disa këngë e një pjesë e tyre edhe hite të kohës.

Por, Donika Gashi, e cila tashmë njihet edhe si poete, në vitin 2018 vendosi t’i futet edhe politikës, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.

Ani pse lideri i VV-së, Albin Kurti anëtarësimin e saj, e pati cilësuar të një rëndësie të veçantë, duke thënë se i presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën e vendit tonë. Por, artistja deri më tani të paktën nuk është parë të bëj diçka në fushën e saj, ani pse Lëvizja Vetëvendosje e fitoi besimin e popullit tetorin e vitit të kaluar, transmeton Indeksonline.

E, ndoshta edhe për diçka do të mbahet mend, për gjuhën e saj ofenduese ndaj femrës.

Kështu lë të nënkuptohet, postimi i saj plot urrejtje ndaj gjinisë së bukur, nënave tona, të cilat edhe i quan neveritëse.

Ajo përmes një postimi të bërë në Facebook, në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me pandeminë COVID19 dhe kur IKSHPK jep shpresë për rikthim në jetë, anëtarja e VV-së shkruan:

“As çerdhet, as shkollat. Deri në shtator. Njëri prind rrin me fëmijët. Të hapen në shtator, pas vlerësimit të situatës. Veç budalla sivjet rrezikon me ba pushime, le t’i këqyrin fëmijët e vet gratë, se fort janë dhanë mas jetës sociale e karrierës, saqë po bahen edhe neveritëse”.

Një gjuhë e tillë e femrës së civilizuar, veçmas një artisteje do të ishte krejtësisht e papranueshme.

E më pas e njëjta për ta justifikuar këtë shkrim, ka publikuar një tjetër status:

“Shumë neveritëse çasja “Kuku meta n’shpi tu i kqyrë fmitë e mi n’kohë pandemie!”.
Veçanërisht e neveritshme kur kjo vjen prej vetë disa grave e nanave, n’kohë pandemie që njerëzimit i ndodhë 1 herë në 100 vjet.
Sabër, gra! Kalon edhe kjo”./ Tv Malisheva

Share.