Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, ka njoftuar se ish-anëtarja e AAK-së në Malishevë, Shukrije Bytyçi, do të jetë në mbështetje të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan TV Malisheva.
Kilaj shkruan tutje në profilin e tij në Facebook se kuadrot si Bytyçi janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin e tyre për zhvillimin e Malishevës.
“Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores”, shkruan Kilaj në Facebook, përcjell TV Malisheva.
Ky është shkrimi i Kilajt:
Ish-deputetja e Nismës, profesoresha Shukrije Bytyçi, në përkrahje të qeverisjes sime.
Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës.
Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores.
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva