Kjo ka qenë java e modeles Angela Martini pasi festoi ditëlindjen e 35-të.

Bukuroshja nga Shkodra, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, kremtoi një ditëlindje përrallore së bashku me partnerin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ajo duket se është befasuar nga bashkëshorti në një ambient të hapur, i cili kishte përgatitur një dekor të veçantë të punuar me lule me përshkrimin, “Urime ditëlindjen dashuria ime”.

Në klipin e ndarë me fansat në Instagram, Angela duket e mahnitshme në një fustan të bardhë me pika të zeza në disa momente të lumtura me Dragos.

“Fillimisht, mëngjesi”, ka shkruar ajo.

Çifti janë tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe dashurinë e madhe veçse vazhdojnë ta dëshmojnë çdo ditë.

Martini dhe Savulescu ndryshe u martuan në dhjetor të vitit 2017 në një ceremoni private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /TV Malisheva

 

 

 

Share.