Bukuroshja e njohur shqiptare, Angela Martini, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet e ndryshme.

Ajo shquhet për pamjen e saj tërheqëse dhe paraqitjet me stil, për të cilat është shumë e komplimentuar nga fansat.

Së fundmi, bukuroshja shkodrane ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është dukur mjaft tërheqëse me fustan të kuq.

Ajo ka pozuar në një vilë luksoze pranë një pishine, ndërsa ka vënë në fokus linjat e saj trupore, të lakmueshme nga çdo femër.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilave kanë qenë komplimente për dukjen joshëse të saj. /TV Malisheva

 

 

Share.