Angelina Jolie thuhet se ka paraqitur dokumente që vërtetojnë se ish-burri i saj, Brad Pitt, kishte kryer dhunë në familje.
Çifti i dha fund marrëdhënies 12 vjeçare në 2016 dhe që atëherë janë përfshirë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Tani, sipas The Sun, Jolie ka paraqitur dokumente ligjore kundër Pitt që ofrojnë prova të dhunës në familje.
Nuk është e qartë nëse ky akt i dhunës ka ndodhur teksa dyshja ishin të martuar, megjithëse disa po tregojnë për një incident nga 2016.
Ishte gjatë atij viti që ata paraqitën divorcin e tyre, me disa raportime amerikane duke thënë se Brad ishte përfshirë në një konflikt me djalin e tyre, Maddox.
Sipas disa shkrimeve, Pitt dhe Maddox kishin një debat të fortë në një avion privat dhe madje përfunduan duke luftuar me grushte.
Secili nga fëmijët e Jolie dhe Pitt – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne të gjithë mund të flisnin gjatë një seance në gjykatë.
Në vazhdim presim të shohim se çfarë do të ndodhë mes familjes së popullarizuar. /TV Malisheva