Angelina Jolie edhe një herë mori vëmendjen kur mori pjesë në festivalin e 16 -të të filmit në Romë, në premierën e filmit të saj të ri “The Eternals” në kryeqytetin italian të dielën në mbrëmje.
Duke zgjedhur një fustan të guximshëm ngjyrë argjendi 46-vjeçarja në mënyrë të pashmangshme tërhoqi vëmendjen në natën promovuese për aventurën e saj të re në Marvel, shkruan DailyMail.
Fustani vezullues pa rripa theksoi në mënyrë perfekte linjat e aktores së famshme ndërsa mbulonte në mënyrë elegante asetet e saj, teksa kishte vendosur aksesor qafe dhe vathësh.
Në anën tjetër të dyja vajzat dukeshin të mrekullueshme me veshjet e tyre në tapetin e kuq, Zahara zgjodhi një fustan të bardhë, të frymëzuar nga grekët, ndërsa Shiloh zgjodhi një fustan të zi deri tek gjuri, ndërsa shoqëronin nënën e tyre.
“Eternals” është një film i Marvelit i vitit 2021 i bazuar në skena imagjinare të humanoidëve me të njëjtin emër që shfaqet në librat komikë amerikanë.
Filmi përshkruan të përjetshmit, një racë e pavdekshme alienësh, që dalin nga fshehja për mijëra vjet për të mbrojtur tokën nga homologët e tyre të këqij, Deviantët.
Filmi, u shfaq për herë të parë premierë në Los Angeles në fillim të këtij muaji. /TV Malisheva