Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie, së fundmi ka ofruar disa këshilla për ata që janë në karantinë mes pandemisë së coronavirusit.

Aktorja 44-vjeçare ka folur me kirurgen e përgjithshme të Kalifornisë, Dr Nadine Burke Harris për revistën “Time”, teksa kanë diskutuar rreth situatës aktuale.

Harris theksoi se njerëzit duhet të arrijnë tek njëri-tjetri mes vetë izolimit – një deklaratë me të cilën Jolie u pajtua.

“Mendoj se është kaq e rëndësishme që njerëzit ta dëgjojnë këtë”, ka thënë aktorja. “Për ta dashur njëri-tjetrin, kontrollohuni me njëri-tjetrin. Jini atje, jini një grup mbështetës, mbajini sytë hapur, nëse jeni mësues apo një mik/eshë”.

Jolie tha se është e rëndësishme që njerëzit të arrijnë në raste si këto, në të cilat detajet prapa skenave të jetës së dikujt nuk janë aq të lehta për tu parë.

“Unë me të vërtetë shpresoj që njerëzit ta dëgjojnë këtë, dhe ata të kenë më shumë vëmendje dhe ata nuk janë ulur në një moment kur mendojnë, epo mbase, por nuk është biznesi im”, vazhdon Jolie.

“Sepse ata fëmijë nuk do të shkojnë në shkollë tani, dhe mësuesit nuk mund të shohin mavijosjet dhe njerëzit nuk po identifikojnë atë që po ndodh brenda disa shtëpive”.

“Të gjitha hulumtimet tregojnë se antidoti i vetëm më i fuqishëm për ndikimet e traumës dhe fatkeqësisë është edukimi, kujdesi i marrëdhënieve me të tjerët – marrëdhënie të sigurta, të qëndrueshme dhe ushqyese”, deklaroi më pas Burke Harris.

“Izolimi i një viktime nga familja dhe miqtë është një taktikë e njohur e kontrollit nga abuzuesit, që do të thotë se distancimi shoqëror që është i domosdoshëm për të ndaluar COVID-19 është ai që do të nxisë pa dashje një ngritje të drejtpërdrejtë të traumës dhe vuajtjes për fëmijët në nevojë”, ka thënë ndër tjerash ylli i “Maleficent”. /Tv Malisheva

Share.