Ylli i filmit Angelina Jolie ka qenë sot në Romë, ku ndër të tjera ka vizituar pacientët më të rinj që kanë ikur nga lufta në Ukrainë dhe kanë mbërritur për trajtim në Itali.

Disa nga fëmijët e sëmurë të arratisur nga Ukraina po trajtohen në Spitalin Pediatrik Bambino Gesu në Romë.

Ata sot u vizituan nga Angelina Jolie, ambasadorja e OKB-së, e cila dyshohet se po kërkon vendndodhje për xhirime.

Share.