Anglia do ta zhvillojë sonte ndeshjen e gjashtë në kuadër të grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Tre Luanët” do të luajnë në udhëtim te Bullgaria, vetëm 3 ditë pas humbjes befasuese 2:1 nga Republika Çeke.
Sidoqoftë, anglezët mund të kualifikohen sonte në rast se fitojnë ndaj bullgarëve dhe nëse Kosova nuk arrin dot të fitojë në shtëpi ndaj Malit të Zi, shkruan “Sky Sports”.
Ndërkohë momentalisht, Anglia renditet e para në grupin A me 12 pikë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e dytë.
Kosova zë pozitën e tretë me 8 pikë, derisa Mali i Zi dhe Bullgaria zënë pozitat 4 dhe 5 me nga 3 pikë.