Anija e shpëtimit “Ocean Viking”, me 39 emigrantë në bord, është lejuar të ankorohet në Itali.

Ministria e Brendshme në Romë deklaroi se Franca, Gjermania dhe Luksemburgu kanë rënë dakord të pranojnë gjithsej 20 emigrantë.

Anija, që drejtohet nga organizatat “SOS Mediterranee” dhe “Mjekë pa Kufij”, shpëtoi mes të tjerësh edhe 19 të mitur në brigjet e Libisë. Tashmë ata mund të vendosen në Pozzallo në Siçili./TV Malisheva /

Share.