Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Në raportin e publikuar nga ISHPK, figuron se sot 1 person nga Komuna e Malishevës është regjistruar me covid-19, por pas komunikimit me rastin në terren, konfirmohet se i njëjti është nga një komunë fqinje dhe jo nga Malisheva.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1099 raste, prej tyre 1016, ndërsa aktiv me covid janë edhe 31 persona./TV Malisheva

Share.