Pyetjes se “Cili është kandidati i duhur për kryeministër të ardhshëm?” në anketën e KosovaPressit, Kadri Veseli dhe Albin Kurti kanë përqindje të njëjtë, por kreu i PDK-së ka 136 vota më shumë.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 28.365 vota, ndërsa ai i Lëvizjes Vetëvendosje 28.229 vota.
Në vendin e tretë është kandidatja e vetme femër në këtë garë, ajo e LDK-së, Vjosa Osmani, që ka marrë 14.786 vota ose 20%.
Ndërsa, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj është i katërti me 834 vota ose 1%.
Fatmir Limaj që është kandidat i një tjetër koalicioni, atij Nisma-AKR – Partia e Drejtësisë, ka marrë vetëm 359 vota.
Ndërsa 244 votues janë ende të papërcaktuar se kush është kandidati i duhur për kryeministër pasi kanë votuar me “Nuk e di!”.