Grupi joformal ndërkombëtar i hakerëve, Anonymous, njoftoi në Twitter se ata kishin hakuar dhjetëra dokumente konfidenciale nga Qeveria e Serbisë.

Kanë vënë edhe një lidhje me postimin, por kur shkon tek ajo lidhje, thuhet se dokumentet janë fshirë.

Ata në Twitter kanë shtuar: Nuk kemi mbaruar ende me ju, kukulla e zotit Putin!

Ky grup edhe më herët i ka dërguar mesazhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, duke thënë se do ta bëjnë “të paguajë një çmim të rëndë” pas zhvillimeve në Kosovë ku ishin ngritur barrikadat. Ata pretenduan në një nga llogaritë e tyre në Twitter (@parrattarna) se kishin hakuar uebfaqen e Ushtrisë Serbe dhe uebsajtin vucic.rs./TV Malisheva

 

 

 

 

Pas asaj të ushtrisë, “Anonymous” hakojnë faqen e Aleksandar Vuçiqit

 

 

“Anonymous” me mesazh të ri për Vuçiq: Hej, kukull e Putinit, ku je?

 

 

Anonymous i heq nga interneti mbi 40 faqe serbe në 72 orët e fundit

Share.