Antonio Conte ka dhënë mendimet e tij për të ardhmen e Harry Kane në Tottenham në konferencën e tij të fundit për shtyp.
E ardhmja e kapitenit të Anglisë, Kane është e nxehtë në rendin e ditës në Tottenham, me vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij pas këtij sezoni.
Antonio Conte përsëri për të ardhmen e Harry Kane: “Varet nga lojtari dhe klubi, jo nga unë. Mund t’ju them që Harry është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për këtë ekip, lojtari më përfaqësues. Ju e dini rëndësinë që ka ai në këtë ekip “.
“Vendimet janë në dorën e tyre”, shtoi trajneri i Tottenhamit.
/TV Malisheva