Lajmi për anulimin e turneut më të rëndësishëm në tenis Wimbledon për shkak të emergjencës së koronavirusit, ka mërzitur pa masë mbretin e këtij sporti Roger Federer.
Mirëpo ky lajm nuk i ka mërzitur dhe aq organizatorët e turneut të cilët për këtë anulim për shkak të COVID-19 do të derdhin në arkat e tyre shumë e 100 milionë eurove.
Slami londinez ose All England Club siç njihet ndryshe ka përfshirë në policën e sigurimit të turneut që në vitin 2003 pas epidemisë Sars një klauzolë kundër anulimit për shkaqe natyrore dhe pikërisht nga kjo klauzolë organizatorët do të përfitojnë 100 milionë euro./ Tv Malisheva