Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka anuluar protestën e paralajmëruar për nesër, pas konsultimeve me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në njoftim thuhet se kanë marrë zotim për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Njoftimi i plotë:
Njofton opinionin e gjerë dhe gjithë anëtarësinë se pas komunikimit me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj përgjatë takimit të zhvilluar dje me datën 10.08.2020, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas Vendimit për ndalimin e Protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e Ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së si dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të PEZULLOJË Protestën e paraparë me datë 12.08.2020 dhe ti hap rrugë dialogut social.
Me respekt, Këshilli Organizativ i Protestës së FSSHK/Tv Malisheva