Trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk do t’i duhet që të vet-izolohet pasi që ka kthyer një test negativ për Covid-19.
Kampioni aktual anglez duhej që të anulonte konferencën për media këtë të premte, pasi që trajneri i tyre Guardiola riktheu një test i cili nuk kishte rezultat definitiv, ku nevojitej edhe testi PCR për të vendosur rezultatin nëse ka kontraktuar Covid-19, përcjell TV Malisheva.
Lajmin e bëri të ditur gazetari Jack Gaughan, i cili raportoi se Guardiolas i është dhënë drita e gjelbër që sot të mbaj seancën stërvitore me Manchester Cityn.
Tani, City është duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme kundër Newcastle United, dhe është njëra nga skuadrat e pakta në Premier Ligën angleze që ende nuk ka pasur shpërthim të Covid-19.