Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka prezantuar së fundmi klipin e plotë të këngës përfaqësuese në Eurovision.
Artistja, e cila fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, vjen e mrekullueshme në videoklipin e “Karma”.
Ajo bëri një paraqitje të mahnitshme, ndërsa u shfaq me vetëm dy veshje – një fustan të gjatë të bardhë e një të tillë të kuq.
Projekti tashmë është lansuar në faqen zyrtare të ‘Eurovision Song Contest’, si një këngë që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2021’.
Në fillim të muajit shkurt, janë publikuar tre skenarë për mënyrën se si mund të zhvillohet edicioni i sivjetmë i Eurovisionit për shkak të pandemisë.
Sidoqoftë, presim në vijim të shohim se si do realizohet në të vërtetë ky eveniment madhështor. /TV Malisheva