Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ndërkohë këto ditë po tregohet më aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografii të ndyshme nga jeta e përditshme e saj.

Së fundmi, Hadërgjonaj ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me bikini dhe një jelek ngjyrë të verdhë.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ngacmoi fansat duke ua bërë të ditur atyre faktin se nuk kishte të veshur pantallona në këtë fotografi.

“Sa më gjatë të zgjasë kjo, aq më e vështirë do të jetë kthimi në një shoqëri ku kërkohen pantallona”, shkroi Anxhelina në Instagram.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përndryshe janë tashmë vendi me më së shumti raste të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19./ Tv Malisheva

Share.