Infektologu njëherësh ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka folur në lidhje me situatën epidemiologjike në Kosovë.
Ramadani ka theksuar se sëmundja Covid-19 është ende e pranishme dhe se masat duhet të jenë rigoroze.
Ai ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet lehtësimi i masave për festat e fundvitit .
“Situata epidemiologjike dhe pandemia në nivel global është ende shumë e rëndë, me shumë të sëmurë edhe me shumë vdekshmëri. Unë mendoj se situata duhet të jenë ende mjaft e kontrolluar dhe më e menaxhuar mirë sa i përket masave. Në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet të lehtësohen ose që të zbutohen. Situata është e tillë që fundviti dhe festat, sezona epidemike e influencës së gripit sezonal, të gjithë këto janë faktorë që tregojnë në asnjë mënyrë nuk guxojmë të zbuten masat anti Covid por ato duhet të jenë edhe më rigoroze edhe më strikte. Unë mendoj që duhet të mbyllen në total të gjitha takimet për fundivit që përfshijnë më shumë 4 ose persona” deklaroi Ramdani
Tutje infektologu Ramdani ka thënë se në këtë fundvit duhet të shkohet në një mbyllje totale ashtu siç po bëhet në të gjitha vendet e botës.
“Mendoj se duhet veprohet ashtu siç po bëjnë vendet më të zhvilluara si Gjermania, e cila deri me datën 10 dhjetor e ka shpallë një mbyllje hermetike, po ashtu edhe shumë vende të tjera. Edhe në vendin tonë ende situata është shumë e rëndë, Pandemia ende vazhdon, sëmundja Covid-19 është e pranishme, me shumë të sëmurë për fat të keq dhe me numër të lartë të vdekshmërisë, kështu që mendimi im është që këto masa në ansjë mënyrë nuk guxojnë të lehtësohen, përkunrazi duhet të jenë më rigoroze. Mbajtja e maskë, izolimi, grumbullimet e njerëzve të ndalen dhe higjiena janë masa që bëjnë që kjo pandemi të mos ashpërsohet edhe më shumë”
Ai shpreson se me fillimin e vaksinimit do të vijë edhe fundi i kësaj pandemie.
“Disa vende botërore përfshirë këtu edhe SHBA-të kanë filluar vaksinimin, i cili do të jetë një shpresë e madhe për qytetarët tonë edhe të botës që fillimi i vaksinimit të shënojë fundin e kësaj Pandemie e cila edhe mjeksinë edhe ekspertët mjeksorë i ka tronditur dhe i ka gjetë të papërgatitur. Tash kemi tre vaksina botërore të cilat mendoj se do të arrijnë një revolucion në luftimin e kësaj pandemie. Masat anti Covid duhet të jenë rigoroze përkundrazi të ashpërsohen edhe më shumë dhe në asnjë mënyrë të zbuten.
Vetëm gjatë 24 orëshit të fundit pozitivë me Covid në Kosovë kanë rezultuar 385 persona dhe kanë ndërruar fatkeqësisht jetë 7 të tjerë.
Numri total i rasteve pozitive në vend është 48.337 dhe 1.240 raste të vdekjes./TV Malisheva