Gjykata e Apelit, ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ia ulur dënimin me kusht për 8 muaj ish-deputetëve Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi, të cilët akuzoheshin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, në nëntor të 2015-ës.Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se Gjykata e Apelit, ka ndryshuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë vetëm sa i përket dënimit me burg, raporton “Betimi për Drejtës”.

Sipas vendimit të Apelit, Shalës e Kurteshit i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve (secilin veç e veç), i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej 1 viti.Gjykata Themelore në Prishtinë, më 31 dhjetor 2021 kishte shpallur fajtor ish-deputetët Shala e Kurteshi, duke i dënuar me nga një vit burgim me kusht (secilin veç e veç), i cili d

ënim nuk të ekzekutohej nëse brenda periudhës prej 2 viteve të njëjtit nuk kryenin vepër tjetër penale.
Kundër këtij aktgjykimi, ankesë kishin ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Kurteshi avokatja Teuta Zhinipotoku dhe mbrojtësi i të akuzuarit Shala avokati Naser Sopjani për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.Avokatja Zhinipotoku i kishte propozuar Apelit që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të ndryshohet ashtu që i mbrojturi i saj të lirohet nga akuza ose çështja të kthehet në rivendosje.

Edhe avokati Sopjani kishte propozuar që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza.Prokurori i Apelit, kishte propozuar që të refuzohen si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve Zhinipotoku e Sopjani ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

Mirëpo, Apeli ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtësve sa i përket një dënimi më të butë janë pjesërisht të bazuara.Në vendim thuhet se, gjykata e shkallës së parë, me rastin e matjes së llojit dhe lartësisë së dënimit nuk i ka vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese konform nenit 69-70 të KPRK-së.

“Andaj, duke pasur parasysh rrethanat e konstatuara dhe të vlerësuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë, del se kjo gjykatë ka vend për shqiptimin e një dënimi më të butë, si në dispozitivin e këtij aktgjykimi, me bindje se tani dënimi është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale”, thuhet në vendimin e Apelit.Në vendim po ashtu thuhet se, sipas vlerësimit të Apelit aktgjykimi i kundërshtuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale qofshin ato që pretendohen në ankesë apo qofshin ato të gjykata e shkallës së dytë detyrimisht i vëren.

Sipas Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë është i qartë dhe në atë janë përshrkuar në mënyrë të qartë veprimet inkriminuese të të akuzuarve, veprime këto që paraqesin tiparet e veprës penale për të cilat janë shpallur fajtor.Tutje, në këtë vendim thuhet se, kolegji i Gjykatës së Apelit ka vlerësuar se pretendimet e mbrojtësve për shkak të shkeljeve të ligjit penal janë të pabazuara, pasi që sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë është mjaftë i qartë dhe drejtë ka vendosur pa kundërthënie me vetveten dhe me faktet e cekura në arsyetim.

Sa i përket gjendjes faktike Apeli ka gjetur dhe ka vërtetuar se në mënyrë të drejtë dhe të plotë është vërtetuar nga gjykata e shkallës së parë.Ndryshe, ky rast ka qenë duke u gjykuar në Departamentin e Krimeve të Rënda, por tani lënda ka kaluar për gjykim në Departamentin e Përgjithshëm, tek gjykatësi Eroll Gashi.

Ndërsa, lidhur me veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” është arritur parashkrimi, andaj për këtë është refuzuar aktakuza për pikën 2 dhe 3, konform nenit 363, par.1, nenpar.1.3 të Kodit të Procedurës Penale.Sipas aktakuzës së ushtruar më 8 janar 2016, Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala po akuzohen se më 30 nëntor 2015, rreth orës 11:00, në Sallën e Seancave Plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, me qëllim të ndërprerjes së punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës, të cilën e posedonin pa autorizim.

Sipas aktakuzës, derisa kryetari i Parlamentit ishte duke i njoftuar deputetët me rendin e ditës, të akuzuarit Kurteshi dhe Shala e kishin aktivizuar gazin lotsjellës.Për këto veprime, Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshme” nga neni 375, par.1 të KPRK-së.

Kurteshi dhe Shala akuzoheshin edhe se kishin penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht pjesëtarët e Policisë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Një gjë të tillë, Haxhi Shala akuzohej se e ka bërë në cilësinë e deputetit nga radhët e Nismës për Kosovën, ashtu që me disa deputetë të tjerë janë munduar që ta pamundësojnë shoqërimin në polici të deputetit Albin Kurti nga pjesëtarët e Po

licisë së Kosovës si dhe kishte hedhur gaz lotsjellës duke pamundësuar mbajtjen e seancës plenare.
Kurse, Kurteshi akuzohej se në seancën e 30 nëntorit 2015, kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit duke pamundësuar mbajtjen e seancës.Për këto veprime, Kurteshi dhe Shala akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengimi i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, par.1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal, raporton betimiperdrejtesi.

Share.