Aplikacioni “Truth Social”, i cili u lançua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, mund të gjendet sot në dyqanin e Apple, raportoi Reuters.

“Këtë javë do të fillojmë marketingun në dyqanin e Apple. Do të jetë mirë, sepse do të kemi shumë më tepër njerëz që do të jenë në platformë”, tha ish-kreu i Komitetit të Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Devin Nunes.

Lancimi i aplikacionit do të rivendoste praninë e Trump në rrjetet sociale, të cilit i është ndaluar hyrja në Twitter, Facebook dhe YouTube për më shumë se një vit, vlerëson agjencia britanike./TV Malisheva

Share.