Shefja e BE-së për Kosovën, Nataliya Apostolova në Ditën e Evropës, nuk ka thënë asnjë fjalë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, por ka theksuar se BE po përgatit mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huave me vlerë qindra milionë euro për të mbështetur ekonominë.
Apostolova ka thënë se BE po ndihmon vendet më të cenueshme me një pako prej më shumë se 20 milardë eurosh. Sipas saj, maratona e zotimeve planifikon të mbledhë 7.5 milardë euro për zhvillimin e qasjes së shpejt dhe të drejt për luftimin e koronavirusit.
Ajo tha se kur pandemia e goditi Kosovën, kanë premtuar se do ta përballojmë së bashku dhe tani po mbajnë fjalën për ndihmë të shpejtë me pajisje mjekësore, si dhe mbështetje për bizneset dhe ekonominë. Derisa ka përmendura pjesën e parë të kësaj ndihme me vlerë 5 milionë euro me pajisje mbrojtëse dhe mjekësore, furnizime të domosdoshme për jetën sot, të cilat janë shpërndarë gjatë javës së kaluar.
Apostolova: Presim të sigurojmë mbi 160 milionë euro mbështetje të Kosovës
“Më shumë ndihma, duke përfshirë edhe respiratorë do të mbërrijnë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në javët në vijim. BE po përgatit mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huave me vlerë qindra milionë euro për të mbështetur ekonominë, për të ruajtur vendet e punës të kërcënuara nga pandemia në mbarë Ballkanin. Vetëm në Kosovë presim të sigurojmë mbi 160 milionë euro për stabilizimin makroekonomik dhe mbështetje socialo-ekonomike. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen tonë”, tha ajo.
Ajo ka thënë se më 9 maj kremtohet uniteti dhe fati i përbashkët i bashkimit tonë dhe partnerëve në Ballkanin Perëndimor./ Tv Malisheva