Shefja e Bashkimit Evropianë në Kosovë, Nataliya Apostolova ka mirëpritur ratifikim nga Kuvendi i Kosovës të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Apostolova ka deklaruar se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve ia mundëson pjesëmarrjen Kosovës në programet e BE-së.

“E mirëpres ratifikimin e ditës së sotme të marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së Fiskalizimi 2020 dhe Doganat 2020. Pjesëmarrja në këto programe do t’i lejojë administratës tatimore dhe doganore të Kosovës të përmirësojë dhe të modernizojë funksionet e tyre, të forcojë bashkëpunimin dhe të shkëmbejë ekspertiza me autoritetet e shteteve anëtare të BE-së dhe përtej”, ka thënë Apostolova.

Mbi 80 deputetë kanë votuar të enjten miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare./Tv Malisheva

Share.