Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka folur për takimet e saja me liderët politik të vendit.
Apostolova përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takime të tilla, janë pjesë e misionit të saj diplomatik në Kosovë.
Ajo thotë se kjo nuk nënkupton se ajo pajtohet me qëndrimet politike të personave dhe partive të caktuara, duke shtuar se pozicioni i vetëm i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politike dhe liderët si pjesë e mandatit tim diplomatik. Takimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht të nënshkruaj pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. /Tv Malisheva