Laptopët e Apple nuk janë të lirë dhe të gjithë ata që duan ta blejnë një, llogarisin ta shfrytëzojnë për një kohë të gjatë, para se ta përditësojnë sërish.
Por, Apple nuk i duhet kohë e gjatë, që t’i klasifikojë si të vjetra produktet e veta dhe kjo iu ka ndodhur MacBook Air dhe MacBook Pro.
MacRumors raporton se laptopët, që janë cilësuar si të vjetruar nga Apple janë:
MacBook Air (11-inch, 2013)
MacBook Air (13-inch, 2013)
MacBook Air (11-inch, 2014)
MacBook Air (13-inch, 2014)
MacBook Pro (13-inch, 2014)
Produkti tjetër që i bashkohet listës së produkteve të vjetruara, është edhe iPod touch, që Apple e ka larguar nga tregu më 15 qershor të vitit 2015.
Të klasifikuarit e pajisjeve si të vjetëruara, nënkupton se prodhuesi më nuk ofron mbështetje për to, derisa shfrytëzimi i tyre pa përditësime të reja, nuk është e lehtë.
Derisa Apple nuk ofron më mështetje për këta laptopë, riparimin dhe përditësimin e tyre mund ta bëjnë kompani të treta, mirëpo kjo mund të kushtojë.
Me kualifikimin e MacBook Air dhe MacBook Pro si të vjetra, pritet që në të ardhmen të ofron laptopë të rinjë që janë shumë më të mirë. / Tv Malisheva